MENU
klinika

Fermerët sytë nga eksporti!

Mallrat e importuara më të lira, por çmimet në treg rriten

15.12.2023 - 18:53

Tregu i huaj po ‘rrëmben’, muaj pas muaji mijëra ton produkte ushqimore të prodhuara në Shqipëri. Më shumë se një e treta e eksporteve të vendit për grupin e produkteve ushqimore, zihet nga zarzavatet.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se sytë e fermerëve tashmë janë të orientuar drejt tregut të huaj pasi iu sjell më shumë të ardhura, për shkak se produktet i shesin më shtrenjtë jashtë sesa në tregjet vendase.

Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT, në 10 muaj të këtij viti vendi ka eksportuar mbi 131 mijë tonë zarzavate, nga 325 mijë tonë produkte ushqimore që u eksportuan në total. Ndërsa në vitin e kaluar u eksportuan jashtë vendit 125 mijë tonë. Në total vlera e eksporteve të zarzavateve të papërpunuar në këtë 10 mujor ishte 10.9 miliardë lekë (107.5 mln euro), nga 9.6 miliardë lekë që ishte vjet.

Nga këto të dhëna rezulton se 1 kg zarzavateve e eksportuar në vitin e kaluar kushtonte 77 lekë/kg, ndërsa këtë vit është rritur në 83.13 lekë

Teksa pesha e eksporteve është rritur, ajo e importeve është ulur. Këtë 10 mujor janë importuar 35 mijë tonë zarzavate nga 36.1 mijë që ishte pesha vjet. E përkthyer në vlerë monetare, importet nga 2.7 miliardë lekë që ishin në 2.4 miliardë lekë këtë vit. Çmimi i importit ishte 75.8 lekë për kilogramë, dhe është ulur këtë vit duke u përllogaritur në 68.2 lekë.

Çmimi i produkteve të importuara, është në rënie edhe për shkak të zhvlerësimit të euros e dollarit përkundrejt lekut, por pavarësisht këtij fakti, konsumatorët, nuk po përfitojnë sepse shtrenjtimi në tregje nuk po ndalet.

EKSPORTET E ZARZAVATEVE TË PAPËRPUNUARA
Viti 2022 125 mijë tonë
Viti 2023 131 mijë tonë
Diferenca +6 mijë tonë
EKSPORTET E ZARZAVATEVE NË VLERË
Viti 2022 9,6 mld lekë
Viti 2023 10,9 mld lekë
Diferenca +1.3 mld lekë
IMPORTI I ZARZAVATEVE TË PAPËRPUNUARA
Viti 2022 36.1 mijë tonë
Viti 2023 35mijë tonë
Diferenca -1.1 mijë tonë
IMPORTET E ZARZAVATEVE NË VLERË
Viti 2022 2.7 mld lekë
Viti 2023 2.4 mld lekë
Diferenca -300 mln lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregtarët vazhdojnë traditën e 'vjedhjes'

Nis shtrenjtimi i çmimeve me afrimin e festave