MENU
klinika

“Do t’i rrisë pikët Partisë Demokratike”

Masa në “arrest shtëpie” i shton pikë Lulzim Bashës? Berisha: Është një vegël në xhepin e Edi Ramës

14.12.2023 - 23:43

Edhe pse e cilëson të paligjshëm, ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se do të zbatojë masën e sigurisë të SPAK, pasi të marrë autorizimin nga parlamenti.

Në emisionin “Opinion”, pyetjes së qëndrimi i tij në “arrest shtëpie” i jep pikë Lulzim Bashës, Berisha u përgjigj me ironi.

Ai tha se Basha përdoret nga Taulant Balla dhe një vegël që përdoret nga Edi Rama.

Sa i përket Bashës, Berisha theksoi se ai është “një vegël në xhepin e Ramës”.

Blendi Fevziu: A rrezikon që një ndalim i juaj në shtëpi nëse merret masë arresti të çojë në rritjen e pikëve apo përqindjeve që mund të marrë Lulzim Basha si kryetar i PD-së, ne quajmë zyrtare.

Sali Berisha: (Qesh) Taulant Balla? Përkundrazi! Ai dëshmon thjesht… ku është ai? Ai dëshmon që është një vegël në xhepin e Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Ai bëri një pritje, një takim për festën e partisë.

Sali Berisha: Unë besoj se kjo do t’i rrisë pikët Partisë Demokratike. Jam i bindur që do të rrisë pikët. Jam i bindur që kjo do të jetë një shtytje më e madhe për demokratët në betejën kundër diktaturës.