Maxhoranca ka miratuar me 75 vota pro lejimin e arrestimit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
Votimi i PS-së për miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Berishës, u bë mes kaosit në Kuvend.
Sali Berisha refuzoi të flasë në Kuvend, duke vendosur si kusht nxjerrjen e gardës nga salla e Parlamentit.
Deputetët e opozitës grumbulluan karriget në mes të sallës dhe hodhën tymuese në momentin e marrjes së vendimit.
Heqja e imunitetit i hap rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.
Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja. Berisha akuzohet për favorizim të familjarëve të tij në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri. Padia kundër Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u depozitua disa vite më parë nga Taulant Balla. Për Malltezin, pas qëndrimit në qeli, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.