MENU
klinika

“Koha që tallja të marrë fund”

Mbështetësit e Belerit protestë në GJKKO: Të bëhet betimi

11.12.2023 - 14:43

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në formë proteste para GJKKO, ku pritet të mbahet seanca gjyqësore për të dhënë vendimin nëse Fredi Beleri do të lejohet të betohet si kryetar bashkie ose jo.

Zëdhënësi i fushatës së Fredi Beleri, Skerdjan Dhuli është shprehur se betimi i Belerit duhet të ndodhë patjetër.

Ai ka hedhur akuza ndaj prokurororisë duke thënë se kjo e fundit po drejton Bashkinë e Himarës.

“Zëdhënës i fushatës zgjedhore të Fredi Belerit: Ne mendojmë se kupa është mbushur. Betimi i Belerit duhet të ndodh patjetër. Nuk mund ta tolerojmë më këtë zvarritje ku seancat shtyhen në çdo rast, ku organet pasojnë një lloj ping pongu dhe patjetër që Beleri është votuar për të drejtuar Bashkinë. Nuk mund të drejtojë Bashkinë një person që ne e kemi larguar me votë. Humbi duhet të largohet. Ne duam t’i tregojmë dhe autoriteteve se nuk pajtohemi me mënyrën se si po na e drejtojnë Bashkinë. Sot Bashkia po drejtohet nga prokuroria. Prokuroria po e mban Jorgo Goron në zyrë. Nuk mundet të qëndrojë në detyrë një person që është larguar me votë. Ne kërkojmë që Beleri të lejohet të betohen”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryebashkiaku kërkon të bëjë betimin

Shqyrtohet sot kërkesa e Fredi Belerit


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin