MENU
klinika

Arsyeja e ndarjes?

Me një shkrim të gjatë, vajza e Paul Walker njofton divorcin

29.12.2023 - 12:37

Vajza e Paul Walker, Meadow është divorcuar nga partneri i saj pas dy vitesh martesë.Ajo dhe Louis Thornton Allan u martuan në një plazh në Republikën Domenikane në tetor 2021. Deri më tani, arsyeja e ndarjes së tyre nuk është zbuluar.

Me një postim në llogarinë personale në Instagram, vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious” ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin. Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë bashkërisht.

“Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht”, ka shkruar ajo.

“Ky vendim u mor bashkërisht dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne kemi dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”, shkroi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në qiellin e shtatë nga gëzimi!

Vajza e Paul Walker fejohet në moshën 22-vjeçare

E shoqëroi në altar në vend të babait

Vajza e Paul Walker publikon momentin prekës me Vin Diesel


Veprimi i fundit i influenceres konfirmon gjithçka

Sara dhe Ledri rikthehen bashkë!

Kush ia ka fituar zemrën aktores?

Egla Ceno rezulton e martuar në gjendjen civile

“Është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”

Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me partnerin misterioz