MENU
klinika

Çështja e emigrantëve/ Pas Ramës, bisedime me Vuçiç

Meloni synon forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin

03.12.2023 - 15:06

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni fluturoi për në Beograd nga Dubai, ku mori pjesë në samitin Cop28.

RaiNews shkruan se, synimi është vazhdimi i operacionit të partneritetit me vendet e Ballkanit ku kalojnë flukset e emigrantëve që mbërrijnë në Itali.

Meloni po punon drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor të cilët janë “kaluar” nga Moldavia dhe Ukraina, kjo e fundit në veçanti ka një leje kalimi me prioritet për Bashkimin Evropian.

Flitet për një “plan Mattei për Ballkanin”, në synimet e kryeministres italiane, një sërë marrëveshjesh me përfitim të dyanshëm.

Për këtë ka takime të njëpasnjëshme me liderë si kryeministri i Italisës Edi Rama, me të cilin u arrit marrëveshja e diskutueshme për pritjen e emigrantë nga Italia, ose tre javë më parë me presidentin kroat, Andrej Plenkoviç.

Në orën 13:00 Meloni është takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Në fund të takimit ata do të mbajnë deklarata të përbashkëta.

Në qendër të bisedës kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Romës dhe Beogradit, por edhe çështjet politike evropiane dhe ndërkombëtare.

Këtu përfshihet çështja e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe lufta në Ukrainë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”

Rama: Nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së

Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!