Pas të shtënave me armë në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.
Ndërkaq, vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.
Nga të shtënat me armë zjarri të tipit pistoletë mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja, duke regjistruar një nga ngjarjet më të paprecedenta në burgjet shqiptare. Për familjen Lleshi nga Mati kjo është tragjedia e radhës.
Krimi u regjistrua në të njëjtën ditë kur Sokol Mjacaj i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë, u transferuar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, në regjimin e posaçëm 41Bis, që është regjimi më i lartë i sigurisë në ambientet e burgjeve ku përfshihet edhe burgu i Peqinit.