MENU
klinika

Kongresi i PS

Ministrja Koçiu: 17 spitale autonome deri në 2027-ën

08.12.2023 - 16:00

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se fuqizimi i spitaleve rajonale, zgjerimi skemës së barnave të rimbursueshëm, paketat e shërbimit shëndetësor falas, ofrimi i shërbimit në banesë apo rritja e programeve sociale janë vetëm disa nga masat që shkojnë direkt në përfitim të moshës së tretë.

Nga paneli për shërbimet publike gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, ministrja Koçiu tha se “vizioni ynë për shëndetësinë e gjeneratës së re është i pandashëm nga ambicia për një mbulim të plotë shëndetësor universal, për spitale autonome që shërbejnë si qendra ekselence, si dhe mjekë e infermierë të mirëpaguar”.

“Hapi i radhës është ngritja e qendrave model të mjekësisë familjare, të cilat ofrojnë kujdes të plotë për çdo nevojë të qytetarëve, nga të porsalindurit, tek më të moshuarit. Deri në vitin 2025, do të kemi 10 qendra të tilla ekselence”, nënvizoi Koçiu.

Ajo shtoi se falë buxhetit më të madh në historinë e MSHMS, për vitin 2024, do të rritet numri dhe shumëllojshmëria e barnave të rimbursueshëm.

“Objektivi ynë është që qytetarët shqiptarë të kenë vazhdimisht në dispozicion barnat dhe medikamentet më të mira”, theksoi ministrja.

Koçiu deklaroi sot gjithashtu se fuqizimi i spitaleve rajonale, zgjerimi skemës së barnave të rimbursueshëm, paketat e shërbimit shëndetësor falas, ofrimi i shërbimit në banesë apo rritja e programeve sociale janë vetëm disa nga masat që shkojnë direkt në përfitim të moshës së tretë.