MENU
klinika

Apel shoferëve për përdorimin e gomave dimërore

Mjegull dhe dëborë, si paraqitet situata në juglindje të vendit!

11.12.2023 - 11:39

Juglindja e vendit është “pushtuar” nga dëbora dhe mjegulla mëngjesin e sotëm.

Gjatë mbrëmjes së të dielës ka pasur reshje dëbore në lartësinë 1000 metra.

Trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, ndërsa në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës është bërë pastrimi dhe kriposja e rrugëve, të cilat janë të kalueshme pa zinxhirë.

WhatsApp Image 2023-12-11 at 9.19.07 AM

Por shoferëve u bëhet apel të kenë kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec-Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.