Ndarja tashmë prej disa muajsh e aktorit të humorit, Olsi Bylykut me Egli Tako është përfolur se e gjitha mund të jetë një skemë për të bërë më shumë bujë, pasi dyshja mund të jenë banorë në ‘Big Brother Vip 3’.
Ky aludim madje është publikuar si artikull i TAR ditën e djeshme e më pas është diskutuar në “Shqipëria Live” me Arjon Muça, ku të ftuar për të folur rreth personazheve që do jenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” ishin Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani.
Në studio u fol se pjesë e reality shoë-t do të jetë Olsi Bylyku, ndërsa Egli Tako do të “përdoret” për një situatë të ngjashme si ajo e Bora Zemanit me Donald Veshajn. Nisur nga ky lajm, një reagim ka ardhur nga Egli Tako. Ajo ka postuar një foto në InstaStory, ku shkruan
“Po po. Yhyyyyyy. Telenovela indiane”.