MENU
klinika

Në vijën bregdetare në Dhërmi

Ndërtoi pa leje në tokë publike, arrestohet 56-vjeçari

15.12.2023 - 11:32

Kristo Stramarko është arrestuar nga policia e Himarës, për ndërtim pa leje.

Policia thotë se bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatuar se Kristo Stramarko kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në zonë turistike, pa lejen e organeve kompetente.

Policia arrestoi në flagrancë 56 vjeçarin, banues në Dhërmi, Himarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.