MENU
klinika

Në Beograd kanë shpërthyer protestat

Vuçiç mesazh për opozitarët: Nuk do ju lë të shkatërroni Serbinë

25.12.2023 - 12:49

Në një kohë që në Beograd kanë shpërthyer protestat, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se nuk ka frikë nga njerëzit e dhunshëm dhe se do të jetë gjithmonë me popullin e tij. Me anë të një videomesazhi, ai u shpreh se paqja dhe stabiliteti në vend do të ruhen.

“Unë kam qenë në Presidencë, në vendin tim të punës dhe nuk kam pasur fare frikë nga ju dhe nuk do t’ju ​​lë ta shkatërroni Serbinë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram me një video-mesazh nga Presidenca e Serbisë.

Ai deklaroi se herë pas here i duket se kundërshtarët politikë, por edhe mentorët e tyre nga jashtë, mendojnë se të gjithë në këtë vend janë idiotë dhe se askush nuk ka sy e veshë dhe se askush nuk e kupton se çfarë ka ndodhur.

Vuçiç thote se protestat janë një përpjekje e organizuar nga jashtë për të rrëzuar qeverinë. Ai tha se më shumë se 35 persona u arrestuan dhe paralajmëroi më shumë arrestime.

Mbremjen e te dieles, Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës për të penguar qindra mbështetës të opozitës që provuan të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Beogradit, në shenjë proteste ndaj atyre që vëzhguesit thanë se ishin parregullsi të gjera gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN