MENU
klinika

Një arsye më shumë për t'i ngrënë

Nga këto dy fruta të thata, mos hiqni dorë

14.12.2023 - 17:30

Sa herë t’ju vijë dëshira për ushqime të shpejta, mos mendoni për patetina dhe çokollata tek marketi i lagjes. Para syve duhet t’ju shfaqen vetëm lajthia dhe kikirika.

Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirika në ditë, jo vetëm është i mirë për të vrarë urinë, por edhe një zakon i shëndetshëm. Nëse studimet e hershme theksonin vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, studimet e fundit lidhen me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike.

Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Sidoqoftë, për të qenë specifikë: konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.

Në përfundim të studimit rezultoi se ata që konsumonin lajthi dhe kikirika rregullisht kanë treguar shifra mbersëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda.

Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasia e duhur e konsmimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë se kaq nuk ka ndonjë vlerë të shtuar, përveçse dëshirës tuaj për të ngrënë më shumë.

Burimi: Huffington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë thotë mjekja specialiste

A është normale dhimbja e fytit në verë?