MENU
klinika

Çfarë dyshohet

Një 42-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në burgun e Trikallës

03.12.2023 - 12:44

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në burgun e Trikallës në Greqi. Sipas mediave në shtetin fqinj, personi dyshohet se ka vdekur për shkaqe natyrale.

Raportohet se i dënuari shqiptar është pa ndjenja në qeli. Ai është transportuar për në spital, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e tij.

Ndërkohë është urdhëruar kryerja e autopsisë, e cila do të zbardhë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit shqiptar.