Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnje.
Edhe pse pas më shumë se 4 orësh u vu nën kontroll situata, mësohet se pak më parë flakët janë aktivizuar në katin e fundit të qendrës tregtare.
Zjarri ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, dhe më pas është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh.
Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në një kondicioner në dyqanin ku mendohet se nisi zjarri.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta, një lokal i cili ndodhej në katin e tretë të këtij pallati 12-katësh ka qenë i gjithi prej druri, çka dyshohet se ka përhapur edhe më shumë dhe më shpejt zjarrin në gjithë qendrën.