MENU
klinika

Nënë Liza mesazh nga protesta para SPAK

“Për të huajt shtrojnë tapetin e kuq, për shqiptarët tapetin e zi”

11.12.2023 - 12:22

Nënë Liza, një personazh jo pak i njohur dhe zë i fortë i protestave në Tiranë, banore që para 2 vitesh iu shemb banesa në kuadër të planit për rindërtimin në 5 Maj, është bërë pjesë e protestës së kësaj të hëne para SPAK.

Ajo fajësoi për situatën ku ndodhen sot shqiptarët, kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn.

“Të vijë Veliaj te 5 Maj, të shoh se si është rruga, po kalojmë nëpër baltë. Dua shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi jam 14 vetë. Veliaj dhe Rama të bëjnë vitin e ri. Deputetët marrin nga 5 milionë, unë 100 mijë lekë. SPAK të nisë nga kryet. Pa firmën e Ramës dhe Veliajt, nuk bëhej kjo gjë. Për popullin nuk flet kush. Bëhen 2 vite që në janar, që jam jashtë shtëpie. I bëj thirrje Amerikës shteteve të huaja që të na përkrahin. Kur vinë të huajt shtrojnë tapetin e kuq, por për shqiptarët kanë shtruar tapetin e zi.”, tha nënë Liza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


15 urdhër arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës

Aktivistë e qytetarë protestë para Prokurorisë së Posaçme


“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit