Një ngjarje e rëndë u raportua të dielën (17 dhjetor) në Greqi, ku tre persona janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa sipas mediave helene, protagonistët janë shtetas shqiptar.
Policia greke, ka arritur të arrestojë një prej autorëve, i cili nuk dihet nëse është personi që qëlloi me armë zjarri, apo shoqëruesi.Po ashtu bëhet me dije se është identifikuar edhe autori i dytë.
Tre të rinjtë nga Kreta kishin shkuar në Athinë me shokë të tjerë dhe dolën të premten mbrëma (15.12.2023) në zonen e njohur si Gazi për festën e beqarisë së një shoku të tyre, i cili do të martohet më 29 dhjetor. Ata kaluan nëpër klube të ndryshme të zonës dhe përfunduan në një nga dyqanet më të njohura rreth orës 03:00.
Njëri prej tyre bërtiti në një kohë kur po kalonte një xhip i zi. Nga makina zbresin dy persona, të cilët fillojnë të debatojnë me të rinjtë greke.
Njëri nga të dy e goditi njërin nga grupi i Kretës dhe të tjerët reaguan, duke bërë që i dyti të nxirrte armën dhe të qëllonte mbi ta.