Detaje të reja nga sherri mes dy shtetasve shqiptar në Selanik. I plagosuri është Marius Telaj, 31-vjeç.
Mësohet se autori i dyshuar ndodhej në një lokal së bashku me babanë e tij dhe sapo viktima ka mbërritur në vendin e takimit me të vëllanë dhe një një shtetase greke me të cilën bashkëjeton, nisën të përleshen.
Autori emri të cilit për momentin nuk bëhet i ditur, nxorri një pistoletë dhe fillimisht e goditi viktimën në kokë me dorezën e saj.
Gjërat u përkeqësuan në kohën që një klient i lokalit ndërhyri për ti ndarë. Gjatë përkeshjes, autori shtiu dy herë me armën dhe një plumb e zuri viktimën në këmbë. Autori dhe babai i tij u larguan menjëherë në këmbë nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim.
Telaj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të merret në pyetje lidhur me shkaqet e ngjarjes.