MENU
klinika

Koncert në sheshin e qytetit

Pogradeci çel siparin e festave, ndizen dritat festive

07.12.2023 - 14:29

Mbrëmjen e djeshme në numërimin mbrapsht u bë ndezja e dekorit festiv të festave të fund vitit në qytetin e Pogradecit. Qindra njerëz në shesh ndoqën pjesë të ndryshme të ceremonisë ku përfshiheshin një koncert i organizuar nga fëmijët e veshur me kostume festive dhe më pas performancën artistike të organizuar nga trupa e qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.
Për nënkryetaren e Bashkisë Pogradec, Entela Gusho dekori festiv në qytet këtë vit pati risi teksa ndezja e dritave shënjon fillimin e kalendarit artistik në qytetin liqenor.
Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë u shprehën se atmosfera festive ka filluar të ndihet tepër në Pogradec.
Edhe disa prej fëmijëve të cilët u bënë pjesë në koncert të emocionuar uruan festa të mbara të fundvitit.
Pas qytetit të Korçës dhe Ersekës, Pogradeci ishte bashkia e radhës e cila me një ceremoni në shesh ngriti siparin e aktiviteteve me qëllimin e vetëm për te afruar sa më shumë turist