03.12.2023 - 18:18
Një kryq i vendosur në zonën e “Kodrës së Diellit” pranë qytetit të Tetovës, ka nxitur mjaft debat në Maqedoninë e Veriut.
Kjo, pasi Tetova është një qytet me shumicën dërmuese të popullsisë shqiptare, myslimane, dhe një përqindje të vogël të maqedonasve të besimit ortodoks.
Izet Mexhiti, kryetari i Partisë Lëvizja demokratike në RMV në një intervistë për Euronews Albania akuzoi shërbimet sekrete.
“Është një vendim politik i shërbimit sekret në bashkëpunim me kishën ortodokse për të provokuar situatën dhe defokusuar situatën nga dështimet e qeverisë”, tha ai.