MENU
klinika

E enjte e zjarrtë në Kuvend

PS kalon mes tymit e flakës paktin me Melonin dhe ndryshimin e Rregullores

12.12.2023 - 19:17

Seanca parlamentare e së enjtes pritet të jetë sërish e tensionuar dhe ndoshta më agresive se herët e shkuara. Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, kjo do të jetë seanca e parafundit, pasi në 21 dhjetor mbyllet ky sesion. Por PS duket se ka ecur me strategji, duke mos lënë për në seancën e fundit dy prej çështjeve më të rëndësishme.

Të enjten do të miratohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndryshime që parashikojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për deputetët që ndezin flakadanë dhe bllokojnë seancën. PS pritet që të vendosë përjashtim nga 30 ditë deri në 2 muaj dhe pritet që kjo të shkaktojë akoma më shumë tension të enjten.

Sot grupi i Bardhit dhe ai i Berishës kanë rënë dakord për të destabilizuar seancën me qëllim që të mos lejojnë votimin e akteve, por mbetet të shihet sa do ja dalin. Por PS duke e ditur se do të ketë sërish tensione, ka vendosur të përfitojë nga tymi e flaka, duke futur në rend dite paktin me Italinë për refugjatët. Pakti në Kalendar është parashikuar për në seancën e fundit, por PS e ka afruar duke mos rrezikuar në fund.

Sinjalet janë se ky sesion do mbyllet me një seancë për Berishën, ku pritet t’i hiqet imuniteti dhe t’i hapet rruga SPAK për masë arresti.

E enjte e zjarrtë në Kuvend, PS kalon mes tymit e flakës paktin