MENU
klinika

Asnjë bombë nuk ka rënë aty për dy vjet

Pse ky qytet ukrainas është i vetmi “i paprekur” nga lufta?

05.12.2023 - 12:27

Kafenetë, baret dhe restorantet në shëtitoren përgjatë lumit Uzh të Ukrainës janë të hapura deri në orët e vona të natës dhe janë mjaft të ngarkuar. Edhe pse Uzhhorod ndodhet në një vend që mbrohet nga pushtimi rus për një vit e gjysmë të fundit, banorët e tij nuk ndiejnë shumë frikë nga zhurmat e sirenave.Uzhhorod, qendra administrative e rajonit Transcarpathian, ndodhet në jugperëndim të Ukrainës. Është i vetmi kryeqytet i një rajoni ukrainas ku nuk ka shtetrrethim dhe që nuk është goditur nga një raketë e vetme ruse. Ata që besojn teoritë konspirative thonë se arsyeja e mungesës së sulmeve me raketa në Transkarpatia është marrëveshja midis Orbanit dhe Putinit. Megjithatë, vetë banorët besojnë se arsyeja e vërtetë është mungesa e objekteve strategjike në rajon dhe afërsia e disa vendeve anëtare të BE dhe NATO. Uzhgorod ndodhet pikërisht në kufirin me Sllovakinë, dhe është rreth 30 kilometra nga Hungaria. Historia e qytetit shkon prapa në shekullin e 9. Uzhgorod i lashtë shpesh quhej “dritare drejt Evropës”, sepse ndodhet në zemër të Transcarpathia, dhe vendndodhja e tij dhe ndikimi multikulturor e bënë atë një nga vendet më tërheqëse në Ukrainën Perëndimore. Ishte nën kontrollin hungarez nga shekulli i 11-të deri në fund të shekullit të 17-të, kur i përkiste Monarkisë Austro-Hungareze. Ajo u bë pjesë e Çekosllovakisë në 1919, pastaj Hungarisë në 1938, dhe më pas Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ashtu si Ukraina Lindore shikonte nga Rusia, Uzhgorod i kishte ngulur sytë fort nga Perëndimi pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe para pushtimit gjithëpërfshirës rus të Ukrainës, ai ishte një qytet me pastiçeri, kafene dhe restorante dhe ashtu ka mbetur.