MENU
klinika

Çfarë shkruan gazeta gjermane?

Pse SHBA-BE kanë toleruar lojërat e Vuçiçit?

23.12.2023 - 12:23

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i toleruan për vite me radhë lojërat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke shpresuar gjithmonë në zgjidhjen e problemit të Kosovës, derisa Serbia u bë një “demokraci hibride” ku zgjedhjet mbahen zyrtarisht, por proceset zgjedhore janë larg të qenit të lira dhe i drejtë. Kështu shkruan gazeta gjermane “Die Tageskeitung (TAZ)” në një artikull kushtuar zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe provinciale të mbajtura në Serbi të dielën më 17 dhjetor, ku fitoi Partia Progresive Serbe (SNS), duke vazhduar të dominojë skenën politike serbe. “Ndërsa zyrtarët dhe politikanët evropianë dhe amerikanë i toleruan lojërat e Vuçiçit për vite me radhë gjithmonë duke shpresuar se ai do të zgjidhte nyjën e Kosovës- Serbia u bë një “demokraci hibride”. Kjo do të thotë se zgjedhjet zyrtare po zhvillohen, por ato janë larg të qenit të lira dhe të ndershme”, shkruan gazeta gjermane në Berlin.

Gazeta gjermane fajëson Merkel

Në këtë drejtim, media gjermane është e alarmuar se është dëshpëruese të jetosh në Serbi, veçanërisht për njerëzit që besojnë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, të drejtat e punëtorëve, shtetin e mirëqenies dhe debatin publik. “Për ata që e urrejnë kultin e personalitetit dhe falsifikimin e historisë, është dëshpëruese të jetosh në Serbi. Dhe është pothuajse e pashpresë të jetosh në Serbi sepse kohët e mira thjesht nuk do të vijnë – pavarësisht afërsisë gjeografike dhe pavarësisht nga të gjitha fjalë të ëmbla të burokratëve të Brukselit, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE vetëm në letër”. Artikulli i gazetës gjermane kritikoi edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, veçanërisht për rolin e saj në forcimin e pushtetit të Vuçiçit në Serbi. Merkel, shkruan gazeta gjermane, në mënyrë naive dhe përkundër të gjitha paralajmërimeve besoi në vullnetin e presidentit serb për të harmonizuar gradualisht politikën serbe me standardet evropiane.

Marrëveshja

Gjithashtu, është joreale të pritet zyrtarizimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në fund të janarit 2024, thonë Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik nga Kosova, dhe Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd. Edhe pse kaluan dhjetë muaj nga pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, rezultate konkrete në zbatimin e saj nuk ka. Një gjë e tillë u paralajmërua nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai tha se është në pritje të përgjigjes nga Kosova për këtë çështje, së cilës i janë ofruar “disa opsione”. Prishtina zyrtare këmbëngul që Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, të nënshkruhet, gjë të cilën Beogradi zyrtar e refuzon. Si Prishtina, ashtu edhe Beogradi i mohuan përgjegjësitë për moszbatim. Muhaxhiri beson se Kurti dhe Vuçiç, pasi ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, u angazhuan në “pjesën populiste të punës”. “Ata deshën ta transformonin dhe ridizajnonin më pas aneksin sipas nevojave të tyre të brendshme, dhe kjo e prishi ekuilibrin dhe planin në tërësi. Prandaj, është bërë e nevojshme tani që të gjithë t’i kthehen zyrtarizimit të asaj që është rënë dakord në Ohër”, thotë Muhaxhiri. Sipas Janjiçit, si Prishtina, ashtu edhe Beogradi, thjesht, po “blejnë kohë” dhe asnjëra palë nuk dëshiron që marrëveshja të zbatohet. “Ky zyrtarizimi nuk është real, sepse po vijnë zgjedhjet për Parlamentin dhe institucionet evropiane. Nuk pres ndonjë dialog deri në fund të janarit”, thotë ai. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërlikuan edhe më shumë pas sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës. Më 24 shtator, grupe të armatosura serbësh atje sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për këtë sulm, Kosova ia hodhi Serbisë, por ajo e mohoi. Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, tha se ai e ka organizuar sulmin dhe se për të nuk e ka njoftuar askënd. Në fillim të dhjetorit, me kërkesë të Kosovës, Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrestim për Radoiçiçin.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!