MENU
klinika

Mund t'ju duhet edhe ju

Pse TikTok është fiksuar me këtë truk për dritat e pemës

02.12.2023 - 08:15

Sezoni i festave është i mezipritur dhe disa mund ta quajnë si periudhën më të bukur të vitit. Bëhen blerje, zbukurohet ambienti, shihen filmat më të bukur që kanë tematikë Krishtlindjen e plot aktivitete të tjera. Por, nëse po kërkoni të shkurtoni kohën për vendosjen e dekorit festiv, TikTok është zyrtarisht i fiksuar me një mënyrë të re vendosjeje të dritave të pemës së Krishtlindjeve: vertikalisht.

Mbështjellja e dritave rreth pemës në mënyrë që ato të krijojnë rreshta mund të jetë një metodë e vjetër. Megjithatë, shumë njerëz në TikTok janë të bindur se një rregullim vertikal i tyre është versioni që ju duhet.

Pse TikTok është fiksuar me këtë truk për dritat e

“Nëse do i besoni stilit klasik të dritave që veshin së jashtmi pemën, kjo do të thotë që pjesa e brendshme e pemës nuk do të ndizet, pra nuk do të ketë thellësi ndriçimi,” thotë arkitektja Amy Pigliacampo. “Vendosja vertikalisht e dritave, e bën ndriçimin më të dukshëm, zvogëlon numrin e dritave që duhet të blini apo të ndizni dhe në një mënyrë i gjithë ambienti festiv merr shkëlqim,” vijon ajo.

Dritat vertikale mund të duken disi të pasistemuara në fillim, por nëse i shihni me vëmendje mund të të kujtojnë një holl hoteli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa gjëra që ndoshta nuk i dinit…

Çfarë simbolizon festa e krishterë?