Pas tetë vitesh sundimi, më 13 dhjetor, pikërisht në përvjetorin e grushtit të shtetit të gjeneralit Wojciech Jaruzelski në 1981, partia ultra-konservatore (PiS) u largua nga opozita dhe u zëvendësua nga një koalicion partish të ndryshme, nën udhëheqjen e kryeministrit të fortë pro-evropian Donald Tusk.
Por disa analistë polakë skeptikë ose më të kujdesshëm, e shohin si një “bombë me sahat” të mundshme apo siç e quajnë “qeveri të arnuar”.
Supozohet, pavarësisht nga qasjet e ndryshme, se koalicioni qeverisës do të vazhdojë të mbijetojë dhe të gjejë kompromiset e nevojshme, nëse asgjë tjetër, të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2025, kur duan të heqin PiS-në, pra presidentin aktual Andrzej Duda, nga ai post.
Për më tepër, marrëdhëniet me Dudën do të jenë një problem i madh për qeverinë e re, e cila po përgatit “bashkëjetesën e ferrit” me Tusk.
Detyra e tij do të jetë të vështirësojë punën e qeverisë dhe të përpiqet të sjellë përçarje. Domethënë, Duda duhet të nënshkruajë të gjitha ligjet e reja, ka edhe të drejtën e vetos për çdo vendim të qeverisë dhe shumica parlamentare nuk ka vota të mjaftueshme për ta ndryshuar apo anuluar atë, në mënyrë që në disa çështje të rëndësishme Polonia të bjerë në moçal.
Nga ana tjetër, ai është pro forcimit të marrëdhënieve me NATO-n, krijimit të një ushtrie të fortë dhe të fuqishme polake dhe pa diskutim, sa më shumë ndihmë për Ukrainën.
Gjëja kryesore për Tusk tani është të përmirësojë marrëdhëniet me BE, sepse PiS ishte “problemi” i Evropës, prandaj janë bllokuar rreth 40 miliardë euro dhe besohet se qeveria e Donald Tusk, i konsideruar si njeriu më i fuqishëm në BE, së shpejti mund t’i shkrijë ato.