MENU
klinika

Vrasja tronditëse e Vanja Gorçevska

Publikohen pamjet e makinës me të cilën u rrëmbye 14-vjeçarja

07.12.2023 - 11:03

Mediat maqedonase kanë publikuar një video ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gorçevska (Gjorçevska) pas rrëmbimit të saj.

Siç thuhet, videot tregojnë se kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti. Një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar rreth orës 07:55, ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Kamera, e cila është vendosur në një pronë private, tregon Renault Kango duke kaluar i pari dhe më pas Citroen i vjedhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri