MENU
klinika

Ish-njeriu i CIA-s parashikon grusht-shteti

Putin mund të rrëzohet nga njerëzit e tij më të besuar

27.12.2023 - 08:30

Analiza që parashikojnë fundin e mundshëm të regjimit më shumë se njëzet vjeçar të Vladimir Putinit janë bërë rregullisht që nga fillimi i konfliktit të nisur nga Moska kundër Ukrainës. E fundit në rend kronologjik është nga një ish-zyrtar i lartë i CIA-s, Jack Devine, i cili nga faqet e tabloidit britanik “The Sun” pretendon se jemi dëshmitarë të ditëve të fundit të Carit dhe që mund të ndalojë presidentin rus nga njerëz që ecin çdo ditë korridoreve të Kremlinit.Njeriu që punoi në agjencinë Langley për 32 vjet duke udhëhequr agjentët e tij në operacionet klandestine në mbarë botën u thotë gazetarëve se “Putini mund të zhduket nesër” dhe nuk do të ishte për tu habitur. Kjo “mjellmë e zezë”, ngjarja e paparashikuar me pasoja të pallogaritshme, do të ishte efekti i veprimeve të eksponentëve pranë qendrës së pushtetit rus, të cilët, të pakënaqur me ecurinë zhgënjyese të luftës në Ukrainë, do të ishin gati për të ndërmarrë veprime. “Nuk mendoj se do të ketë trazira. Mendoj se do të jetë ajo që mund ta quajmë një grusht shteti pallati”, thotë Devine.

Putin Coup Underway, 'Impossible to Stop' - Ukraine Military Intel

Basti i Putin

Sipas disa komentatorëve, Putini ka kryer “vetëvrasje politike” duke vendosur të sulmonte Ukrainën, duke shkaktuar humbje të mëdha jetësh dhe burimesh. Në muajt e fundit qytetet Avdiivka dhe Bakhmut janë bërë emblema e mënyrës sesi në vendin e Evropës Lindore po luftohet tani një konflikt i zvarritur, për të cilin gjigandi rus, i cili mund të mbështetet në një popullsi dhe për rrjedhojë në forcë më të madhe sesa te fqinji i tij i sulmuar, vazhdon të mobilizojë qindra mijëra ushtarë. Për Devine, kumari i pamatur që vazhdon “me çdo kusht” me urdhër të Carit “do të bëhet gjithnjë e më i papëlqyer” dhe asnjëra palë nuk do të jetë në gjendje të pretendojë një fitore. Edhe nëse ditët e carit duket se janë të numëruara, ish- zyrtari i CIA-s paralajmëron kundër iniciativave që mund të hartojnë Kina, Irani dhe Rusia. “Ata përpiqen të krijojnë një aleancë dhe një bosht. Unë mendoj se një demonstrim i kësaj mund të shihet me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe se si Moska po e shfrytëzon atë”, arsyeton Devine, i cili shton se për momentin “aftësitë ekspansioniste të Putinit janë psikologjike dhe politike” dhe presidenti rus “me sa duket po bën përparim”, jashtë Evropës.

Rreziku nga një grusht-shteti

Një tjetër skenar i zymtë për fatin e carit u shtrua disa muaj më parë nga Anthony Glees, një ekspert inteligjence në Universitetin e Buckingham. Edhe në këtë analizë, do të ishte një rreth i brendshëm i Kremlinit ai që do të dekretonte rënien e regjimit. Profesori anglez e quan Putinin “një të vdekur në këmbë”, i cili mund të kryejë vetëvrasje për të shmangur poshtërimin e një grushti shteti . Një analist tjetër, Alexander Motyl, beson se një grusht shteti i afërt mund të ndezë një luftë të pamëshirshme për pushtet . “Fati i Putinit ka marrë fund. Nuk e di kush do të fitojë, por kaosi që pason mund të çojë në shembjen e regjimit fashist”, thotë Motyl, i cili nuk përjashton që të jenë gjeneralët apo agjentët e FSB-së, trashëgimtari i KBG-së, ata që vendosin. se ka ardhur momenti që Rusia të kthejë faqen.

Failed Wagner Group coup leaves Putin humiliated and Belarus dictator Lukashenko more secure – for now

Ekzekutimi si opsion

Sakaq, ish-komandanti i NATO-s, admirali James Stavridis, parashikoi së fundmi se presidenti rus Vladimir Putin do të përfundojë si Nikolla II, Cari i fundit i Rusisë.“Putini vazhdon të mbajë pushtetin unitar në Rusi, por sigurisht zërat e pakënaqësisë janë të dukshme – nga rebelimi i Prigozhinit te qindra mijëra meshkuj të rinj në moshë ushtarake”, ka thënë Stavridis për Newsweek. “Me kalimin e kohës, unë do të thosha se shanset janë më të mëdha që Putini të përfundojë të rrëzohet si Nikolla II se sa që ai të përballet me një vdekje natyrale si Stalini. Ai duhet të negociojë një përfundim të fatkeqësisë së tij në Ukrainë që i lejon atij të shpallë fitoren dhe të mbajë Krimenë dhe një urë tokësore për në Rusi, përndryshe shanset kundër tij do të rriten në mënyrë të pashmangshme. Në këtë kuptim, ai tashmë e ka humbur luftën”, shtoi ai.  Siç kujton Newsweek, Nikolla II, u abdikua në vitin 1917 pas një sundimi autokratik 23-vjeçar. Ai dhe familja e tij u ekzekutuan me pushkatim në vitin 1918.