MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Refluksi, çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në stilin e jetës?

09.12.2023 - 07:42

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Refluksi, çfarë ndryshimesh duhet të bëjmë në stilin e jetës

Mjeku: Ndryshimet e stilit të jetës që mund të përmirësojnë refluksin

Shmangni ushqimet me yndyrë, kafeinën (kola, kafe, çaj etj.), çokollatë, mente, ushqime të skuqura, ushqime me bazë domate, hudhra dhe qepë.
Ndaloni duhanin
Ndaloni ose ulni përdorimin e alkoolit
Humbni peshën nëse jeni mbipeshë
Ngrini kokën e krevatit 10-20 cm
Hani vakte të vogla
Shmangni veshjet e ngushta
Shmangni ngrëniet e vona, të paktën 4 orë para gjumit
Shmangni shtrirjen të paktën 3 orë pas ngrënies
Shmangni medikamentet që ulin presionin në sfinkterin e poshtëm ezofageal

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN