MENU
klinika

"Shteti të rimbursojë 20% faturat e prodhimit të fermerëve"

Rënia e euros ‘than’ eksportet e bimëve mjekësore

19.12.2023 - 18:14

Mungesa e mbështetjes financiare dhe zhvlerësimi i valutave, kanë goditur edhe eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Kryetari i shoqatës së Kultivuesve Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Xhavit Hysenaj tha, se këtë vit vlera monetare e eksporteve është ulur me 40%.

“Vitin e kaluar kanë qenë 58 milionë dollarë eksporte, që është dyfishuar nga viti 2014, sepse kanë qenë në 27.5 milionë, ndërsa këtë vit kemi një rënie prej 40% të eksporteve. Kemi pasur një rënie 25% vetëm nga rënia e valutës, i gjithë fitimi i parashikuar është eliminuar për të mos thënë që disa kompani janë me minus këtë vit”, tha Hysenaj.

Në këtë industri janë të punësuara 4 mijë familje, por nëse nuk do të mbështeten nga buxheti i shtetit me subvencionim 20% të çdo fature që fermerët dorëzojnë për prodhimin e tyre, situata do të përkeqësohet në vitin e ardhshëm.

“Kërkohet mbështetje konkrete për çdo fermer që prodhon, dhe prodhimet e tij i dorëzon me faturë të fiskalizuar të mbështetet direkt nga shteti, pa kaluar nëpërmjet kooperativave të bashkimit bujqësor, apo firmave përpunuese, por ti shkojë direkt atij mbështetja. Nëse fermeri dorëzon sot 1 milionë lekë prodhim në një fabrikë përpunuese me faturë, 20% ti shkojë në llogari nga shteti, vetëm kjo do ti mbajë në këmbë fermerët”, tha Hysenaj.

Kompensim më herët kanë kërkuar edhe sektori i manifakturës, me argumentin se zhvlerësimi i euros dhe dollarit u ka shkaktuar miliona euro humbje.

Ndërkohë INSTAT raporton se deri në fund të muajit nëntor janë eksportuar mallra me vlerë 403 miliardë lekë, duke rënë me 9.8% në raport me 11 muajit e vitit të kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipërmarrësit ngrejnë alarmin, i bëjnë thirrje qeverinë

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë