MENU
klinika

Skenari i vitit 1937 po përsëritet në Evropë

Rusia mund ta sulmojë brenda 2 vitesh kontinentin e vjetër

13.12.2023 - 07:30

Vendet anëtare të NATO-s në Evropë po përballen me një krizë të thelluar, Rusia dhe Kina po armatosen me shpejtësi, me Moskën që po kalon në një ekonomi lufte në shkallë të plotë. Edhe pse rezistenca heroike e Ukrainës ka frenuar forcat e Kremlinit, të dyja këto mund të ndryshojnë shumë shpejt. Skenari i makthit është ai në të cilin Rusia arrin t’i japë fund luftimeve në Ukrainë dhe vazhdon armatimin dhe mobilizimin masiv. Në planin afatgjatë, ekonomia ruse do të shembet nën presionin ashtu si ajo që ndodhi me Bashkimin Sovjetik.

Por në afat të shkurtër – besojnë polakët në vetëm tre vjet – ushtria ruse mund të kthehet, më e madhe dhe e ngurtësuar nga beteja. Dhe pastaj Vladimir Putin lëviz kundër NATO-s, dhe potencialisht shkakton telashe në të gjithë Kontinentin e Vjetër, parashikon autori. Edhe shefi gjerman i shtabit të mbrojtjes, gjenerali Carsten Breuer, tha për gazetën Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung  se Berlini duhet të mësohet me idenë se “një ditë mund t’i duhet të luftojë një luftë mbrojtëse ” të nisur nga Rusia. “Nuk kemi alternativa. Ne mund të mbrohemi dhe do ta bëjmë”, tha ai.

Frika e Evropës

Frika po rritet në Evropë për mungesën e stoqeve të armëve dhe municionit, ndërsa Uashingtoni po kërcënon të ndalojë dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në mes të një mosmarrëveshjeje midis demokratëve dhe republikanëve në Kongresin amerikan. Siç thekson Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Britanike Patrick Sanders për Wall Street Journal, Evropa tani është në një pozicion të ngjashëm si në vitin 1937, kur Britania dhe aleatët e saj po debatonin nëse do të duhej të përballeshin përfundimisht me Hitlerin. “Mësimi nga vitet 1930 është se kur konteksti strategjik dhe kërcënimet fillojnë të rriten, dhe mendoj se kjo është ajo që po shohim tani, atëherë duhet të filloni të përgatiteni”, tha Sanders.

Rritja e kapaciteteve ushtarake

Mark Sedwill, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i kryeministrit britanik, shton se presidenti rus Vladimir Putin mund të ushtrojë presion mbi vendet e tjera jo anëtare të NATO-s, si Moldavia apo Gjeorgjia, të nisë sulme sabotazhi në Baltik ose të forcojë më tej praninë ushtarake ruse në Kaliningrad. Enklava strategjike ruse midis Polonisë dhe Lituanisë. Rritja e kapaciteteve ushtarake është një detyrë e ngadaltë dhe e lodhshme për vendet evropiane, të cilat përballen me plakjen e popullsisë dhe rënien e aktivitetit ekonomik.

Pjesa më e madhe e kapacitetit industrial të Evropës për të prodhuar armë është dobësuar gjatë viteve të shkurtimeve buxhetore. Pavarësisht shpenzimeve, qeveria ruse ka njoftuar planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me 68% vitin e ardhshëm, në rreth 6.5% të PBB-së. Kjo ka të ngjarë të jetë katastrofike për ekonominë ruse në afat të gjatë. Megjithatë, në një afat të shkurtër do t’i sjellë asaj një sasi të madhe armësh dhe municionesh.

Putin warns Poland an attack on Belarus would be an attack on Russia – POLITICO

“Dobësia” e Evropës

Nga ana tjetër, Evropa nuk arriti të bëjë investimet e nevojshme në rritjen e kapaciteteve prodhuese industriale dhe alokimeve të mbrojtjes. Me përjashtim të Polonisë, shumë qeveri evropiane nuk kanë bërë përparime të rëndësishme në shpenzimet e mbrojtjes. Shembulli më i dukshëm është Gjermania, e cila menjëherë pas pushtimit rus u zotua të shpenzojë 2% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2024, me një investim të vetëm prej 100 miliardë eurosh për të rigjallëruar aftësitë e Bundeswehr-it. Megjithatë, vetëm 1.5 miliardë euro janë shpenzuar deri më tani, dhe buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes në fakt është ulur pak në krahasim me vitin 2022. Ushtria gjermane aktualisht ka municion të mjaftueshëm për vetëm dy ditë luftime. Britania e Madhe, shpenzuesi më i madh i mbrojtjes në Evropë, ka vetëm 150 tanke dhe një duzinë artilerie me rreze të gjatë.

Franca ka më pak se 90 copë artilerie dhe Danimarka nuk ka fare artileri të rëndë, nëndetëse apo sisteme të mbrojtjes kundërajrore. Në Gjermani s’ka vullnet politik, ashtu siç nuk ka në shtetet e tjera evropiane për të forcuar forcat e tyre të armatosura apo për ta mbajtur Ukrainën “gjallë” duke dërguar municione shtesë.