MENU
klinika

Zgjedhjet në Serbi

“Sa më shumë mandate për shqiptarët e Luginës!”

01.12.2023 - 13:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Gjilan tha se është në interes të shqiptarëve të Luginës që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi, më 17 dhjetor.

“Si qeveri ne vazhdimisht po e rrisim buxhetin i cili i dedikohet shqiptarëve atje, jemi të interesuar të mbështesim shqiptarët atje. Sa i përket zgjedhjeve, ne japim kontributin tonë, interesi është të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend. Nuk e di se si do të shkojnë zgjedhjet, Serbia nuk është vend demokratik”, theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit Liburn Aliu se Kosova është e përkohshme, Kurti refuzoi të japë ndonjë koment.

"Na do si partner kyç, por..."

Daçiç: SHBA na kushtëzon me Kosovën

“Efekti domino” mund të zhysë në kaos kontinentin

“Ndizet” Ballkani, “vatrat e luftës” rrezikojnë Evropën

Interpol e kërkon për sulmin në Banjskë

VIDEO/ Milan Radoiçiç feston ditëlindjen me fishekzjarrë

"Konflikti po përshkallëzon polarizimin social e politik në rajon!"

Lufta në Lindje të Mesme, studiuesi: Kosova më e rrezikuar