MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat shqetësuese të gërrhitjes tek fëmijët

01.12.2023 - 13:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat shqetësuese të gërrhitjes tek fëmijët

Mjeku: Gjysma e popullësisë së rritur të këtij globi gërrhet, diçka që për ekspertët është mëse normale. Kur vjen puna tek fëmijët, gërrhitja në disa raste mund të jetë shkak për shqetësim.

Prindërit duhet të shkojnë tek pediatric në rastet kur fëmija:

Gërrhet shumicën e netëve të javës,
Gërrhitja është shumë e shpeshtë gjatë natës,
Gërrhitja është shumë e zhurmshme,
Fle me gojë hapur,
Has vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit.

Këto probleme mund të sinjalizojnë apnean e gjumin, një problem që ka të bëjë me vështirësinë në frymëmarrje që mund të ndërpresë gjumin e fëmijës rregullisht.

Ndërprerja e gjumit mund të shkaktojë plogështi, lodhje, probleme me përqendrimin dhe vëmendjen tek fëmijët.

Apnea nuk është shumë e përhapur tek fëmijët, por nëse ajo shfaqet mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që prekin zemrën dhe mushkëritë.

Mbipesha Dhe Gërrhitja
Mjekët shpjegojnë se fëmijët mbipeshë dhe ata që lindin parakohe janë më të predispozuar të gërrhasin.

Gërrhitja mund të jetë prevalente edhe tek fëmijët me Sindromën Down, ata të prekur nga çrregullimet neuromuskulare e të tjerë.

Trajtimet E Nevojshme Kundër Gërrhitjes
Trajtimet kundër gërrhitjes mund të rekomandohen nga një pediatër.

Kur bëhet fjalë për mishin e huaj dhe bajamet, pediatri mund të rekomandojë një ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse problemi qëndron tek mbipesha, pediatri mund të rekomandojë rënien nga pesha.

Nëse fëmija vuan nga apnea e gjumit, mjeku sërish mund të rekomandojë rënien nga pesha ose një ndërhyrje kirurgjikale.

Sapo problemi me apnean e gjumit të zgjidhet, në 90 përqind të rasteve, fëmijët nuk gërrhasin më.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN