MENU
klinika

Nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

Shqipëria në finalet e EURO 2024

03.12.2023 - 18:01

UEFA njofton të gjithë tifozët në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kjo vlen edhe për tifozët kuqezi që duan të blejnë bileta për të parë ndeshjet e kombëtares shqiptare në Gjermani.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing.

Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit  më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA KLIKONI KËTU.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola