MENU
klinika

Fishekzjarrë mbi det!

Si do festohet ndërrimi i viteve në Durrës

29.12.2023 - 14:15

Edhe pse fundi i vitit përkon me një periudhë të ngarkuar, shumë qytetarë shfrytëzojnë kohën e lirë buzë Adriatikut në Durrës.

Në këto ditë shëtitjet e gjata në bregdet janë të lidhura dhe me pushimet e atmosferën festive të fundvitit.

“Ne gjithmonë e festojmë në shtëpi sepse familja është mbi të gjitha. Jemi shumë të lumtur kur jemi bashkë. Nuk ka rëndësi gjë tjetër”; “Me familjen tonë, në Elbasan tek prindërit tanë.”; “Bashkë me familjarët, tek familjet tona dhe ju urojmë Gëzuar e për shumë vjet.” ; “Me 31 iki tek fëmijët në Itali. Do e festoj atje se jetoj vetëm. Gëzuar edhe ju për shumë vjet! Një vit i mbarë qoftë!”; “Festat e fundvitit do t’i kalojmë këtu në Durrës. Kemi preferuar t’i kalojmë këtu dhe shpresoj të jetë një festë sa më e gëzueshme dhe e mbarë për të gjithë shqiptarët”, shprehet qytetarët.

Janë të shumtë ata që zgjedhin Durrësin për të festuar ndërrimin e viteve. Atmosferës së veçantë që ofron qyteti turistik jo vetëm me aktivitetet dhe festat që organizohen, i shtohet edhe klima e butë e magjia e reflektimit të spektaklit të fishekzjarreve në det.

“Këtu kam vendosur ta festojë se më pëlqen Durrësi. Kam shtëpi dhe në Tiranë, po Durrësi më pëlqen se këtu kam detin dhe do ta festojmë këtu Vitin e Ri. Gëzuar për të tërë!” “E kemi zgjedhur se është vendi ynë dhe kur jemi larg na djeg malli, Na djeg shpirti në emigrim. Ndaj sado që të jemi larg nuk e harrojmë vendin tonë.”; “Në breg të detit”; “Vijnë të tjerët nga jashtë dhe e kalojnë këtu, jo ne.” ; Kështu që jemi të kënaqur. Kushtet janë të bukura.”; “Kemi shëtitjet. I kemi të gjitha. Nuk na mungon asgjë”, shprehen qytetarët.

Vitet e fundit, Durrësi po kthehet në një destinacion të pëlqyer edhe për shumë turistë të huaj. Siguria, shërbimet, mikpritja dhe ofertat turistike janë elemente kyç për të festuar ardhjen e vitit të ri në qytetin bregdetar.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin