MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta ndalojmë rënien e flokëve gjatë dimrit?

01.12.2023 - 13:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta ndalojmë rënien e flokëve gjatë dimrit?

Mjeku: Stina e dimrit konsiderohet si stinë në të cilën bien më së shumti flokët. Ekspertët kanë treguar disa metoda për të ndaluar rënien e flokëve në dimër, duke filluar nga dushi jo shumë i nxehtë.

Sipas tyre, dushi i nxehtë mund të bëjë që flokët të bien më shumë, shkruan The Sun.
Stresi mund të luajë një rol të madh në çdo rënie të papritur të flokëve.

Ekspertët thonë se frenimi i niveleve të stresit mund të ndihmojë në gjallërimin e flokëve tuaj.

Rritja e orëve të rekomanduara të gjumit mund të parandalojë gjithashtu çdo rënie të tepërt të flokëve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.