Në doganën e Kakavijës, situata paraqitet normale. Nuk ka radhë të gjata për shkak se pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet. Gazetari i ABC News, Elidon Berberi raportoi se situata ka qenë pak më e rënduar nga ana greke por tashmë është hapur një sportel i tretë.
“Situata është e qetë ndoshta edhe për shkak të shtimit të sporteleve por nuk thuhet e njëjta gjë në anën greke. Në anën greke kemi një situatë më të rënduar si pasojë e fluksit më të lartë të emigrantëve.
Në doganën shqiptare punohet me kapacitetin maksimal të sporteleve ndërsa në atë greke është hapur edhe një sportel i tretë, që ka minimizuar pritjen e emigrantëve për të kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.“, tha gazetari.