MENU
klinika

"Armën e kam futur para 20 ditësh"

Mjacaj tregon pse e vrau Lleshin, shoqërohen 13 persona

16.12.2023 - 12:19

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqin, është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqjas.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë.

Ai është shprehur se Arben Lleshi nuk e kishte pranuar në sektor, ndërsa armën e zjarrit ka deklaruar se e ka futur në burg para 20 ditësh.

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur futur para 20 ditësh apo një muaj”- ka thënë ai para hetuesve.

Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.

Si ndodhi ngjarja?

Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit.

‘Arben Lleshi dil’, ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë, ndërsa 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Mësohet se më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej jeta e tij.

Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t’u vetëdorëzuar Mjacaj ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Të dënuarit me burg përjetë i kanë hedhur një palë pranga në qeli dhe me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur në tokë pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, e cila kanë bërë arrestimin e tij.