MENU
klinika

Zbulohet arsyeja

SPAK kishte kërkuar “arrest shtëpie”, shtyhet seanca për Sali Berishën!

26.12.2023 - 13:07

Seanca për vendimin e ish kryeministrit Sali Berisha është shtyrë për ditën e nesërme në orën 11:00. Mësohet se avokatët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka pasi pretendojnë për njëanshmëri nga ana e saj në procesin në ngarkim të Berishës.

Kujtojmë që SPKA ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo pasi ish-kryeministri nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Po ashtu, të mërkurën, në datë 27, në orën 9 në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë do të vendoset fati i vulës së PD-së.

Togat e zeza do të shqyrtojnë mbi bazë dokumentesh se kush ka të drejtë të mbajë logon e vulës grupi i Bashës, ose grupi i drejtuar nga Sali Berisha.

Berisha ka paralajmëruar një protestë të martën para Gjykatës së Lartë pikërisht për këtë çështje. Të dyja grupimet pretendojnë se ka të drejtë për të drejtuar opozitën shqiptare.