Ish-kryeministri Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për mbajtjen e tij nën mbikëqyrje policore gjatë arrestit të shtëpisë, sfidoi teksa u shpreh se mund të vendosin një batalion në rrugicën ku ai banon.
Berisha paralajmëroi se beteja pa kthim do të ketë “çdo ditë nga një dinamikë interesante”, teksa theksoi se gjithçka po zhvillohet sipas skenarit të kryeministrit Edi Rama.
“Çfarëdo akti që të ndërmarrësh Berishën asgjë në botë nuk mund ta ndalojë në përmbushjen e qëllimit të tij, që është rrëzimi i Ramës.
Në çdo seancë në të cilën dosja ndaj Sali Berishës është shqyrtuar kam dërguar avokatët e mi.
SPAK nuk ka guxuar asnjëherë të vetme në 3 vite që të më pyeste, as Jamarbër Malltezin. Nuk ka gjetur një shkelje të vetme ligjore dhe dokumentet e kontrolluara.
Gjithçka është farsë e bazuar në fshehjen dhe manipulimin e dokumenteve.
Nëse do të ishim thirrur në SPAK do kisha shkuar, por këta s’guxuan. Morën vendim antikushtetues pa marrë miratimin e parlamentit.
Gjykatësja nuk besoj se do të tërhiqet nga vendimi i saj. Gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Ramës
Ta rrethojnë rrugicën ku jam unë, s’kam asnjë lloj problemi. Të vendosin një batalion. Ju ditë pas dite do të ndiqni dinamikën interesante të betejës pa kthim të Sali Berishës”, tha Berisha.