MENU
klinika

Fasoneritë paralajmërojnë protesta

Të dëmtuar nga euro, në 20 ditë pushohen 1000 punonjës

20.12.2023 - 18:45

“Unë këtu kam një listë të një ndërmarrjeve në jug të vendit ku një biznes largon nga puna 20 veta”, deklaroi Florjan Zekja, Sekretar i Shoqatës Proeksport Albania.

Pas paralajmërimeve, industria e manifakturës ka nisur shkurtimin e vendeve të punës. Kriza disamujore që po kalon sektori është ndikuar më së shumti nga luhatjet e kursit të këmbimit valutor.

“Javën tjetër do ketë përsëri largime të tjera derisa të përgjysmohet ndërmarrja. Përgjigje për ata që mendojnë se punonjësit mund të zhvendosen në turizëm. Qeveria përveç fondit që parashikoi në buxhetin e shtetit për popullsinë në nevojë të parashikojë dhe një fond ekstra që të mbajë në kurriz edhe këto shifra që po dalin nga punësimi”, tha Florjan Zekja, Sekretar i Shoqatës Proeksport Albania.

Sipas kreut të shoqatës Proeksport Albania, u rrezikohen vendet e punës rreth 75 mijë punonjësve.

“Në sektorin tonë ka largim nga vendi i punës në këto 20 ditët e fundit mbi 1000 persona. Kjo shifër do jetë më e rëndë dhe e ndjeshme dhe ndaj po ngremë zërin”, u shpreh Edvin Prençe, Kryetar i Shoqatës Proeksport Albania.

Instituti i Statistikave raportoi për muajin nëntor një rënie 21.8% të eksporteve të ndikuar më së shumti nga grupet si “Tekstile dhe këpucë” , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, ndërsa rritje shënuan vetëm “Produkte kimike dhe plastike”. Situatën e fasonerive e mbështetën edhe shoqata të tjera të punës në vend.

“Në mbledhjen e parë do kërkojë të vendoset në rendin e ditës çështja që ju ngreni me shqetësim. Qeveria të vër në lëvizje instrumentet. Ju mbështesim plotësisht”, shtoi Gëzim Kalaja, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja: Nuk janë produktivë sa shqiptarët

“Fasoneritë në Durrës e Shkodër me punonjës nga Afrika”

Sipërmarrësit ngrejnë alarmin, i bëjnë thirrje qeverinë

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë

BIRN: punonjësit vazhdojnë të transportohen në autobusë të tejmbushur

“Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19”