Bumi i lartë turistik sidomos gjatë kulmit të sezonit veror, rriti ndjeshëm edhe konsumin në vend. Kjo tregohet edhe nga shifrat e shitjeve me pakicë të cilat pësuan një gjallërim në tremujorin e tretë të këtij viti.
Instituti i Statistikave raporton se si në 3 mujorin e dytë të vitit dhe të tretin ky tregues qëndroi i lartë në 5.6% kundrejt një viti më parë.
Kontributin kryesor në këtë volum të shitjeve me pakicë në vend e kanë dhënë karburantet me 2.2 pikë përqindje. Artikuj jo-ushqimore siç mund të jenë veshje, këpucë, orendi me 1.8 pikë përqindje si dhe ushqime pije e duhan me 1.6 pikë përqindje.
Nëse ndalemi në performancën e bizneseve në këtë periudhë të gjallëruar të vitit, rezulton se hotelet dhe agjencitë turistike lulëzuan teksa pas ngelen baret e restorantet, shitjet e të cilëve u rritnë më pak. Duke vërtetuar atë se çfarë ekspertët kanë thënë disa herë se më shumë turistë lowcost vizituan Shqipërinë.
Ndërsa pagat kanë vijuar që të rriten për të gjithë sektorët e shërbimeve, edhe në ato më rënie të shitjeve. Me e fortë rritja e pagave ishte në sektorin e hotelerisë, që ka pasur dhe problematikë me gjetjen e fuqisë punëtore, si dhe për agjencitë e udhëtimit.