MENU
klinika

Marrëveshja Shqipëri - Itali

“The Times” zbulon projektin e kampit italian në Shëngjin

17.12.2023 - 13:49

Në kushtet kur qeveria britanike është duke bërë përpjekje titanike për të çuar azil kërkuesit në Ruanda, mediat angleze i japin jehonë marrëveshjes të emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Gazeta “The Times” për këtë marrëveshje ka si titull “Italia i tregon Europës si të veprojë me krizën e emigrantëve”.

Gazetari Tom Kington ka udhëtuar drejt Shëngjinit duke sjellë qëndrime mikse të banorëve lokal ku planifikohet të ngrihet kampi emigrantëve, kjo në varësi të verdiktit final që do të japë gjykata kushtetuese.

Për herë të parë “The Times” publikon edhe planimetrinë e qendrës të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie. Në këtë qendër do të kenë dhoma intervistimi për oficerët italianë të emigracionit, një zonë dedikuar agjencisë europiane të emigracionit Frontex, gjë e cila sipas “The Times”, sugjeron se në këtë projekt është përfshirë edhe BE-ja.

Zyrtarët britanik thotë “The Times” po e shikojnë me shumë vëmendje marrëveshjen Itali-Shqipëri por ministri brendshëm Taulant Balla i tha kësaj gazete se “kjo marrëveshje do të jetë e vetme për Italinë” .

“The Times” më tej në artikull thekson se ka një të përbashkët mes planeve britanike për Ruandën dhe Italisë në sjelljen e azilantëve në Shqipëri. Proceset ligjore bllokuese nga gjykata supreme angleze dhe ajo kushtetuese në vendin tonë.

Megjithatë ministri i brendshëm Taulant Balla, pas kërkesës për pezullimin e miramit të marrëveshjes, kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ka pohuar për “The Times” se ai është konfident se gjykata do ta aprovojë.

“Për këtë jam 100% i sigurt”– është shprehur ministri brendshëm. Në artikull citohet edhe anëtari i opozitës Belind Këllëçi i cili është deklaruar se “përmes arrogancës kryeministri Edi Rama u përfshi në një marrëveshje sekrete me italianët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe nëse ata kanë hyrë ilegalisht

Britania do të vaksinojë të gjithë emigrantët

Daily Mail: Kush e informoi The Sun?

“Shqipëria, strehë për të paligjshmit”