Pirja e ujit me gaz para se të shkoni në shtrat shkakton pagjumësi. Edhe pse nuk ka studime shkencore që e vërtetojnë gjithë këtë, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me pirjen e ujit të gazuar para gjumit. Uji i gazuar përmban një sasi të dioksidit të karbonit i cili, megjithëse e bën atë më të këndshëm se uji natyral, me siguri mund të shkaktojë shqetësime sidomos tek njerëzit që vuajnë nga dilatimi i stomakut dhe ënjtja e barkut. Pirja e ujit të gazuar para gjumit nuk shkakton probleme të veçanta por këshilla është që të kontrolloni nëse trupi juaj e toleron apo jo ujin e gazuar para se të flini.
A mund të pini ujë të thjeshtë para gjumit? Po. Një studim amerikan tregon se pirja e ujit para se të shkoni në shtrat bën mirë për shëndetin. Përfitimet përfshijnë cilësi më të mirë të gjumit dhe humbje peshe. Pirja e një gote ujë përpara se të bini në gjumë ndihmon trupin tuaj të rikuperojë lëngjet e humbura gjatë ditës.
Duke qenë se trupi përbëhet kryesisht nga uji është e rëndësishme të rihidratoheni, në mënyrë që të rimbushni mineralet dhe lëndët ushqyese të nevojshme për mirëqenien tuaj. Pirja e ujit para se të shkoni në shtrat pastron trupin tuaj nga toksinat e grumbulluara për shkak të ushqyerjes së dobët, ndotjes së mjedisit dhe faktorëve të tjerë. Mund të pini vetëm ujë të gazuar gjatë ditës? Në fakt, nuk pihet vetëm ujë i gazuar gjatë ditës. Arsyeja shpjegohet nga Dr.Francesca Evangelisti, biologe ushqyese:
Uji i gazuar nuk duhet të zëvendësojë plotësisht ujin natyral, i cili gjithmonë duhet të mbetet zgjedhja e parë, veçanërisht kur është e nevojshme të merrni më shumë lëngje, për shembull gjatë sezonit të verës, kur rreziku i dehidrimit është më i madh. Këshilla jonë është që të pini herë pas here ujë të gazuar, sepse nuk dëmton, por duhet të jetë për një rast, në përditshmëri preferohet uji natyral. Kur konsumoni ujë me gaz, sigurohuni që përbërja minerale të jetë e mirë për shëndetin tuaj.