MENU
klinika

Ndërpritet zyrtarisht sfida e Uzunit kundër Atletik Bilbaos

Tifozi ndahet nga jeta në shkallët e stadiumit

10.12.2023 - 19:40

Sfida në La Liga mes Granadës së Myrto Uzunit dhe Atletik Bilbaos është ndërprerë për shkak të një situate të frikshme që ka ndodhur në shkallët e stadiumit.

Ora 18:00

Tifozi për fat të keq, pas arrestit kardiak që pësoi u nda nga jeta. Kjo gjë solli dhe vendimin që ndeshja të ndërpritet përfundimisht.

Ora 17:25

Një tifoz pësoi arrest kardiak dhe siç mësohet është në një gjendje të rëndë për jetën.

Kështu arbitri u detyrua që t’i çonte të gjithë lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, teksa pritet vetëm vendimi nga ana e Federatës që kjo sfidë të shtyhet.