MENU
klinika

Fitore me “poker” ndaj Njukasëllit

Totenhemi tregon sërish forcën në Premier Ligë

10.12.2023 - 21:47

Totenhemi më në fund ka dhën shenja ringritje, gjë të cilën e konfirmon edhe rezultati që arriti skuadra e Londrës veriore ndaj Njukasëllit. Të besuarit e trajnerit Postecoglu mposhtën Njukasëllin në shifrat 4-1. Në minutën e 26-të “Spurs” kalon në avantazh me Udogie ndërsa në të 38-ën Riçarlison dyfishoi për Totenhemin.

Në shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë. Edhe në të dytën ka vijuar dominimi i Totenhemit që shënon edhe dy gola të tjerë. Në të 60-ën Riçarlison shënon golin e tretë për skuadrën dhe të dytin personal. Në këtë takim e shënoi emrin edhe sulmuesi korean, Son Heung Min që në minutën e 85-të e dërgoi rezultatin në 4-0.

Golin e nderit për Njukasëll u shënua Xhoelinton në minutën e 91-të. Me këtë fitore Totenhem shkon në kuotën e 30 pikëve duke mbajtur vendin e pestë, shtatë më pak se kryesuesit e Liverpulit.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola