Zbardhen detaje të reja nga neutralizimi dhe bindja e Sokol Mjacajt për tu dorëzuar.
Autori i ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit nuk ka pranuar që të dorëzohet duke kërkuar siguri për jetën, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve.
Sipas burimeve, Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.
Më pas, Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.
Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë të munduar arrestimin e tij.
Mbetet ende e panjohur se si ka arritur të sigurojë armën Sokol Mjacaj brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë.
Mjacaj qëlloi për vdekje me 3 plumba Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.