MENU
klinika

E konfirmon pas aludimeve në rrjet

Vajzë apo djalë? Olta Gixhari zbulon se është në pritje të ëmbël

30.12.2023 - 15:14

Mbrëmë në ekranin e Top Channel u mbaj finalja e madhe e programit më popullor të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Përveç spektaklit që dhuruan katër finalistët, Fifi, Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj, vëmendje mori edhe anëtarja e jurisë, Olta Gixhari.
Moderatorja e programit, Bora Zemani, i bëri kompliment dhe më pas e ftoi pranë saj në skenë. Aktorja në ato momente zbuloi se ishte shtatzënë.
“Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”, tha Olta Gixhari.

Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djalë, Olta i është përgjigjur duke thënë se ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, por është e lumtur që është shëndoshë e mirë.
Ndërkohë kujtojmë se kupën e këtij sezoni të DWTS e mori këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, e cila u përlot dhe u emocionua kur emri i saj u shpall fituese.