MENU
klinika

‘Mamin e harruam në makinë’

Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas vrasjes

02.12.2023 - 23:25

Vrasja e Liridona Murselit (Ademajt) me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, ka tronditur gjithë Kosovën dhe Shqipërinë.

Njëri nga vëllezërit e Liridonës, Leonard Ademaj ka folur për RTK-në, ku ka treguar fillimisht çka i ka thënë bashkëshorti i Liridonës, Naimi pasi ajo ishte vrarë.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.
“Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të”, theksoi ai.
Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.

Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.
“Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin tha e ke këtu”, vazhdon rrëfimin për RTK-në, Leonardi.

Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda makinës.

Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?

“Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit“, shpreh dyshimin e tij, Leonardi.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.

Vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku motra e tij mbeti e vrarë në një grabitje të inskenuar. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për RTK, Leonard Ademaj, ka treguar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e viktimës pasi i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

“Mamin e harruam në veturë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhur krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte pas shtrëngu dorën shumë. Kur kam shkuar në Polici mu ka afru, më ka përqafuar edhe tha dajë tha hajduti m’i ka lyp paret, po unë s’ia kom jep. E ka çelë dorën, i kish pasë paret aty. Qe tha dajë paret, se s’ia kom jep hajnit”, tha Leonard Ademaj.

Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!

‘Recetën’ e kujt do të ndjekë Kaja Kallas

“Zonja e re e Hekurt” merr në dorë dialogun Kosovën-Serbi