22.12.2023 - 21:45
Shqipëria dhe Italia janë gati të firmosin marrëveshjen e shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.
“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Marrëveshja e defiskalizimit shton radhët e pensionistëve italianë