MENU
klinika

Lajm i mirë për shqiptarët

Vendi fqinj gati për të firmosur marrëveshjen për pensionet

22.12.2023 - 21:45

Shqipëria dhe Italia janë gati të firmosin marrëveshjen e shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

“Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshja e defiskalizimit shton radhët e pensionistëve italianë

BIRN: Mijëra të moshuar vendosin të jetojnë në Shqipëri


Qeveria e pranon: Duhet disiplinim! (DEBATET)

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?